10.6 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi: Osmani duhet të merr inspirim nga Adem Demaçi e Adem Jashari, e jo Rugova

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se çdo kush që ulët në institucionet e Kosovës duhet ta di se i ka dërguar Lëvizja Kombëtare për Çlirim, shkruan Gazeta Metro.

Ish-kryeparlamentari ka komentuar zhvendosjen e fotografisë së presidentit Thaçi nga kryetarja aktuale e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka deklaruar se inspirimi i Osmanit duhet të merret tek Adem Demaçi dhe Adem Jashari, pasi këta janë kryeinspirimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Largim nga “politika inspiruese” institucionaliste?! Politikë që e proklamojnë në çdo rast. Por, të gjithë ata që ulen në ulësen institucionaliste, duhet ta dinë se në ato institucione i ka dërguar Lëvizja Kombëtare për Çlirim dhe inspirimin do të duhej ta merrnin nga Adem Demaçi e Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare–Adem Jashari. Pasi këta ishin kryeinspiruesit e Lirisë e të Pavarësisë sonë”, tha Krasniqi për Sinjalin./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT