5.3 C
Mitrovice
E premte, 27 Mars, 2026

Me propozim të Kryetarit, Komuna e Mitrovicës do të subvencionojë familjet Peci dhe Avdyli me nga 3 mijë euro secilën

Nën drejtimin e Kryesuesit, z. Safet Kamberi, dhe në prani të Kryetarit të Komunës, z. Faton Peci, nënkryetarit, z. Enis Osmani, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 7-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë mbledhje Kryetari z. Faton Peci ka propozuar tri pika shtesë për rend të ditës; Propozim vendim për subvencionimin e familjeve Peci dhe Avdyli që humbën familjarët në aksident trafiku në Itali; Propozim vendim për formimin e komisionit për ri-vlerësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të familjeve përfituese nga komuna, si dhe Propozim vendim për formimin e komisionit për zgjedhjen e Drejtorëve dhe zv. Drejtorëve në institucionet edukativo arsimore dhe aftësuese.

Gjithashtu ai ka kërkuar që pika e dytë e rendit të ditës Draft-Rregullorja për plotësim të Rregullores Nr. 01/2022 Për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës Komunale të shtyhet për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal.

Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç‘rast këshilltarët komunal aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan; Propozim vendim për miratim të vendimit paraprak për publikim të listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026; Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare për trajtim mjekësor jashtë vendit për znj.Elijona Brahimi; Propozim vendim për formimin e komiteteve konsultative; Propozim vendim për zgjedhjen e përfaqësuesve të Kuvendit të Komunës për anëtarë të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës; Kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë; Propozim vendim për subvencionimin e familjeve Peci dhe Avdyli që humbën familjarët në aksident trafiku në Itali; Propozim vendim për formimin e komisionit për ri-vlerësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të familjeve përfituese nga komuna; Propozim vendim për formimin e komisionit për zgjedhjen e Drejtorëve dhe zv. Drejtorëve në institucionet edukativo arsimore dhe aftësuese; Raport mbi vlerësimin e dëmeve si pasojë e vërshimeve në territorin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, janar 2026, si dhe Raportin financiar i komunës për realizimin e buxhetit komunal janar – dhjetor 2025.

Ndërsa Raporti i vlerësimeve të dëmeve si pasojë e vërshimeve për bizneset e dëmtuara është shtyer për mbledhjen e radhës të Kuvendit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT