12.5 C
Mitrovice
E enjte, 26 Mars, 2026

Nagavci: Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente

Arbërie Nagavci, kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se LVV si subjekti më i madh parlamentar në Kosovë do të vijojë përpjekjet për ta bërë vendin me president.

Nagavci u shpreh se Vjosa Osmani nuk i ka votat e nevojshme për t’u rizgjedhur presidente, ndërsa theksoi se nga ana e Vetëvendosjes nuk ka asnjë hatërmbetje karshi saj.

“Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë për zonjën Osmani, ne ja kemi bërë me dije se nuk janë 80 deputetë të qëndrojnë në sallë, që nuk e mbështesin edhe për një mandat. Kemi pasur deklarata publike, ka edhe deputetë të LDK që nuk e mbështesin, ajo nuk i ka votat për t’u rizgjedhur. Duhen firmat, PDK e ka bërë të qartë që nuk e mbështet, edhe brenda LDK nuk kanë qenë të gjitha nënshkrimet. E kemi bërë të qartë që nuk kemi pasur hatërmbetje, kemi pasur një raport shumë korrekt institucional, Osmani duhet të shprehë publikisht falenderimet për këtë bashkëpunim”, tha Nagavci për Euronews Albania.

TË FUNDIT

TË FUNDIT