16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shala: Jo vetëm gaz lotësjellës, por edhe më keq për Kurtin, nëse…

Pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës, opozita e re e Kuvendit po paralajmëron metoda të reja për bllokimin e punës së legjislativit, që siç thonë ata, në rast se Kurti do të merr vendime të dëmshme për vendin.

Kështu ka paralajmëruar Haxhi Shala, shef i grupit parlamentar të Nisma Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës. Në një intervistë për “Front Online” ai shpreson që qeverisja e Albin Kurtit të mos ketë nevojë për revoltimin e opozitës që të vie deri te bllokimi i punës së Kuvendit.

“Nëse e kërkon interesi i vendit jo gaz lotsjellës, por diçka edhe më keq, por nuk besoj që do të kemi nevojë për aso metoda ekstremiste të sjellim në Kuvend, por të debatojmë. Dëshirojë që kryeministri të mos bëj gabime siç ka bërë z.Isa Mustafa në qeverisjen e vet. Të mos sjell aso vendime që revoltohet opozita dhe qytetarët”, ka thënë Shala.

Për zëvendësimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe me masë të reciprocitetit me gjithë presionin ndërkombëtarë, ai vlerëson që njëherë duhet të vendoset reciprocitet i plotë pastaj të hiqet taksa. Sipas tij me heqjen e taksës, Kosova do të bëj gabim fatal për vendin duke e joshur bashkësinë ndërkombëtare.

Ideja e kryeministrit Albin Kurtit që shërbimi ushtarak të jetë i obligueshëm nuk është përkrahur nga Nisma Socialdemokrate. Haxhi Shala ka thënë se rinia e Kosovës ka nevojë për ushtri profesionale mirëpo, sipas tij tani ky shërbim ushtarak do t’i kushtojë vendit me kosto të lartë dhe se Kosova nuk e ka luksin të shpenzojë për një shërbim të tillë.

Lexojeni të plotë intervistën me Haxhi Shalën:

FrontOnline: Ditë më parë u votuan kryeministri i ri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Kurti ua zgjati dorën e bashkëpunimit opozitës, si do të silleni ju në raport me pozitën e re?

Haxhi Shala: Është obligim që kryeministri ta zgjasë dorën dhe të kërkojë bashkëpunimin e opozitës, sepse opozita është një vlerë. Pa një opozitë të mirëfilltë nuk mund të ketë një Qeveri të mirë, siç e kërkon vendi apo qeverisja e një vendi. Mbetet të shihet se si do të sillet kryeministri tash e tutje, sepse ende nuk ka filluar punën. Në qoftëse kryeministri fillon punën me një ritëm të mirë edhe opozita do të jetë në po atë ritëm të cilin e meriton kryeministri.

Tani kemi raste të shumta të cilat bien në kundërshtim me kryeministrin, atëherë do të ketë debat jo të ashpër, por për të nxjerr më të mirën për qytetarët tanë. Ne do të jemi një opozitë konstruktive, të gjitha elementet që kanë të bëjnë me interesat nacionale ne do t’i mbështesim dhe përkrahim, ndërsa për ato vendime që mendojnë ndryshe prej Qeverisë, ne do të japim versionin tonë në parlamentin e Kosovës.

Frontonline: Bashkë me z.Kurti sa ishte opozitarë disa herë e keni bllokuar punën e Kuvendit me gaz lotsjellës. A do të përdorni ju metoda të njëjta edhe ndaj Kurti?

Haxhi Shala: Nëse z.Kurti sjell vendime, siç ka sjell tash partneri i tij LDK-ja, në atë kohë “Zajednica” dhe vendime tjera që kanë qenë të dëmshme për vendin, atëherë do t’i shqyrtojmë mundësitë. Nuk e besoj që do të shkojmë në atë ekstremizëm, siç ka shkuar LVV-ja deri më tash sa ka qenë në opozitë. Nëse e kërkon interesi i vendit jo gaz lotsjellës por diçka edhe më keq, por nuk besoj që do të kemi nevojë për aso metoda ekstremiste të sjellim në Kuvend, por të debatojmë. Dëshirojë që kryeministri të mos bëj gabime, siç ka bërë z.Isa Mustafa në qeverisjen e vet. Të mos sjell aso vendime që revoltohet opozita dhe qytetarët.

Kryeministri, 100 ditë i ka në dispozicion FrontOnline: A do ta prisni z.Kurti 100 ditë, apo menjëherë filloni koordinimin opozitar në Kuvend? Haxhi Shala: Ne duhet t’i japim hapësirë z.Kurti për të punuar në 100 ditëshin e parë. Por nuk do të thotë që gjatë kësaj kohe ne do të flemë dhe të mos reagojmë. Opozitarizmin veç kemi filluar ta ushtrojmë në Kuvendin e Kosovës. Dhe çdo ditë partitë opozitare do të kenë diçka të re ndaj qeverisë. Sepse kështu mbahet Qeveria më aktive në punën e saj.

FrontOnline: Me Behgjet Pacollin keni garuar bashkë në zgjedhjet e 6 tetorit. A ndodhi ndarja e grupit tuaj parlamentar dhe si e patë veprimin e tij të fundit në Kuvend për ta votuar Qeverinë Kurti? Haxhi Shala: Nuk ka ndarje të grupit parlamentar. Por ka mendime të ndryshme, ku është e drejtë e deputetit që të vendosë të votojë apo jo. Z.Pacolli ka vendosur ta mbështesë dhe ta votojë Qeverinë Kurti. Dhe është një e drejtë e tij të cilën e ka shfrytëzuar në Parlamentin e Kosovës.

FrontOnline: Si do të veproni nëse Kurti e heq taksën 100% duke e zëvendësuar të njëjtën me reciprocitet, siç ka premtuar, dhe siç po kërkojnë përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë?

Haxhi Shala: Tash bashkësia ndërkombëtare bën presion siç ka pasur presion edhe Qeveria e kaluar për heqjen e taksës, do të ketë edhe z.Kurti presion për heqjen e saj. Ai ka deklaruar që do ta heq taksën. Unë dëshirojë që kryeministri të vlerësojë mirë para se të hiqet taksa, se si do ta implementojë reciprocitetin. Jo të bëhen hapa të ngutshëm me heq taksën dhe mandej 1 muaj 2 apo 3 të mos ketë reciprocitet. Duhet të vendoset reciprociteti dhe atëherë të hiqet taksa. Në qoftëse hiqet taksa pa e vendosë reciprocitetin, unë besoj që Qeveria Kurti do të bëj një gabim fatal, jo vetëm për ekonominë e vendit, por edhe për tërë vendin, sepse po e joshim faktorin ndërkombëtar që Kosova sa të ketë nevojë do të lëshoj pe. Në këtë rast nuk do të dëshiroja që z.Kurti ta bëj këtë hap, pa e vendosur reciprocitetin ta heq taksën. Reciprocitet të plotë në të gjitha sferat e pastaj ta heq taksën.

Propozimi i Kurtit për ushtrinë, i keq FrontOnline: Kurti në ekspozenë e tij ka thënë se shërbimi ushtarak do të jetë i obligueshëm, ju si një ushtarak, si e shihni këtë propozim?

Haxhi Shala: Atë ditë u befasova kur e dëgjova këtë element në ekspozenë e z.Kurti, por besoj që të flas tash se si mendon ai është pak herët. Duhet të shohim se çfarë plani po na sjell që të kemi një ushtri obligative. Dihet që gati tërë ushtritë obligative të kohës së komunizmit, janë vetëm disa që kanë mbetur siç është Zvicra, gati janë duke e hequr këtë element, sepse ushtria është dhe duhet të jetë profesionale, jo ushtri obligative. Z.Kurti e dha edhe afatin 2021-2022 kur duhet të fillojë ushtria obligative. Të shohim se si e mendon ai këtë. Me folë prej tani është shumë herët. Rinia ka nevojë për ushtri, mirëpo tregu po e kërkon një ushtri profesionale. Rinia ka nevojë por ushtria obligative ka edhe koston e vetë. Kosova nuk është e përgatitur që të ketë një ushtri obligiative, sepse është kosto shumë e madhe.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT