8.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Presidentja Osmani mirëpret vendimin e Kushtetueses: Dekreti nuk ka shkelje kushtetuese

Presidentja e Vjosa Osmani ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, duke theksuar se “Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes”.

Në komunikatën e Presidencës, Osmani sqaron se gjykata ka konfirmuar se “afati 60-ditor duhet të konsumohet para afatit 30-ditor të paraparë në nenin 86.2 të Kushtetutës, dhe se ky afat 30-ditor para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është përfundimtar dhe detyrues, si dhe nuk mund të relativizohet”.

Presidentja thekson se “nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri”.

Sipas saj, dekretet e saj kanë shërbyer thjesht si “formalizim i një situate ekzistuese”, ndërsa vendimi i Kushtetueses e sqaroi këtë rrethanë të përjashtueshme.

Sipas paragrafit 191 të aktgjykimit, “në të gjitha rastet e zgjedhjes së Presidentit në të ardhmen, procedura nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”, një interpretim që Presidenca e mirëpret si të qartë dhe të detyrueshëm.

Osmani gjithashtu ka mirëpritur afatin 34-ditor të dhënë deputetëve nga Gjykata Kushtetuese dhe u bëri thirrje që “urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim kushtetues”, duke shtuar se “Dhënia e këtij afati shtesë nuk ka qenë në kompetencën e Presidentes, por pikërisht dekretet e mia e kanë hapur rrugën për këtë sqarim të rëndësishëm”.

Në fund, Presidenca ka theksuar se “Deklaratat politike për kinse shkelje kushtetuese tregojnë edhe keqlexim të aktgjykimit, por edhe politizim të skajshëm të një situate tashmë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese” dhe ka ftuar Kuvendin që “qysh nesër të caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ta kryejnë detyrimin për të cilin janë zgjedhur”, për të dhënë vendit stabilitet dhe siguri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT