10 C
Mitrovice
E martë, 24 Mars, 2026

EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat prej 60 ditësh për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, pas masës së përkohshme që ishte vendosur deri më 31 mars mbi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burime të Arbresh.info brenda Gjykatës Kushtetuese.

Burimet e Arbresh.info tutje bëjnë të ditur se vendimi mund të merret gjatë kësaj jave, dhe Kurti pritet të ketë një mundësi të re për zgjedhjen e presidentit.

Duket se vendi do të ketë këtë periudhë kohore për të zgjedhur një president, gjë që mund të ofrojë stabilitet dhe mundësi për një konsensus politik.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar në emër të qeverisë kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit./Arbresh.info/

TË FUNDIT

TË FUNDIT