Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se ndjen keqardhje për dëmet e shkaktuara në vendbanimet e qytetarëve dhe bizneseve të tyre nga erërat dhe dimri i ftohtë.
“Qeveria të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë”.
“Pak e besueshme që kjo qeveri do të dijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Qeveria Kurti e acartë ka ardhur dhe e skllotavtë do të shkojë”, ka shkruar Lekaj.