Një aksion raportohet se është duke u zhvilluar aktualisht nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Arsyet e aksionit nuk janë bërë të ditura ende.
Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë dhe është në pritje të detajeve./Reporteri.net/



