7.4 C
Mitrovice
E martë, 17 Mars, 2026

Çmimet e naftës ranë për rreth 3 për qind të hënën, pasi disa anije lundruan nëpër Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës ranë për rreth 3 për qind të hënën, pasi disa anije lundruan nëpër Ngushticën e Hormuzit, edhe pse disa vende aleate të ShBA-së nuk iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së presidentit Donald Trump për të ofruar ndihmë në zhbllokimin e kësaj rruge të rëndësishme detare.

Çmimi i një fuçie të naftës së papërpunuar në bursën “Brent” ra për 2,8 për qind, në 100,21 dollarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Çmimi i një fuçie të naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” (WTI) ra për 5,3 për qind, në 93,5 dollarë.

Analistët thanë se çmimet në ShBA ranë më shumë se në “Brent” për shkak të disa arsyeve, përfshirë prodhimin afër rekordit në Shtetet e Bashkuara, i fuqizuar nga importet nga Venezuela dhe lirimin e naftës nga Rezerva Strategjike e ShBA-së që pritet të ndodhë.

Të premten, çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” u mbyll në nivelin më të lartë që nga gushti i vitit 2022, ndërsa ai në ËTI më i larti që nga korriku i vitit 2022, duke i vënë të dyja këto çmime në nivel prej gati 40 për qind më të shtrenjta që nga fillimi i luftës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT