Një person është arrestuar në Mitrovicë.
Ai dyshohet se përdhosi flamurin e Turqisë.
Njoftimi nga Prokuroria Speciale:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”
Prishtinë, mars 2026 – Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.
D.Z dyshohet edhe për veprën penale’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicë Jugu dhe ai i Hetimeve të Drejtorisë Kundër Terrorizmit.



