9.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Mars, 2026

FSK vizitë në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane, shohin nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar

Forca e e Sigurisë së Kosovës ka realizuar një vizitë në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin

“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, theksohet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT