Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar së fundmi rreth zhvillimeve të fundit në vend, por jo vetëm. I pari i AAK-së ka folur edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë.
Ai është ndalur për ta komentuar edhe një deklaratë të ministrt serb, Marko Gjuriq.
Haradinaj I bëri thirrje këtij të fundit të qëndrojë larg çështjes dhe “mbrojtjes” së Kosovës, pasi i njëjti beson se çdo hap ndaj Republikës së Kosovës është gabim për këdo, jo vetëm për Serbinë.
“Të luftojme për Kosovë kish thënë Gjuriqi, “do të luftojmë për Kosovë”, e pashë diku një deklaratë. Me i thënë, nëse don me jetu mos lufto me Kosovë e për Kosovë, rri rehat në shtëpi tënde, atij e tjetrit, se shqiptarët janë shumë të zot”, tha Haradinaj.
“Nuk kanë qenë kurrë shqiptarët kështu si janë sot. Sa kemi në ushtri ne, i kemi bajtur me krah në UÇK. Gabon kush i ngacmon shqiptarët, besnoni, kush e ngacmon Kosovën gabon në çdo variant”, shtoi ndër tjera Haradinaj.



