12.1 C
Mitrovice
E martë, 10 Mars, 2026

AKB: Nafta mbi 100 dollarë për fuçi – alarm për ekonominë e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim për rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, e cila ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022.

Kjo rritje sipas tyre po godet drejtpërdrejt transportin, industrinë dhe konsumatorët në Kosovë, duke rritur kostot e prodhimit, shërbimeve dhe çmimet në treg.

“Nëse kjo situatë vazhdon, pritet presion i ri inflacionist dhe rritje e mëtejshme e çmimeve në vend”, thuhet në reagim.

AKB kërkon nga institucionet e Kosovës monitorim dhe mbështetje të tregut të derivateve, transparencë më të madhe në formimin e çmimeve tavan nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kurse bizneset që merren me derivate furnizim të rregullte të tregut vendor.

“Njëkohësisht, vlerësojmë se është e domosdoshme që shteti të rrisë vlerën sasiore të rezervave strategjike të derivateve, në mënyrë që vendi të jetë më i përgatitur për përballimin e krizave energjetike dhe luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Stabiliteti energjetik dhe ekonomik është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet më tej.

TË FUNDIT

TË FUNDIT