6.2 C
Mitrovice
E hënë, 9 Mars, 2026

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në emisionin “Kosova Live” për statuset e fundit të deputetes Adriana Matoshi nga Lëvizja e Vetëvendosje pas dhe deklaratave të saj lidhur me presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi publik, Gashi ka kritikuar mënyrën se si Matoshi është shprehur për presidenten, duke e cilësuar këtë si të papërshtatshme për t’u bërë në rrjete sociale dhe në hapësira publike.

Ai ka përdorur edhe një krahasim ironik për të përshkruar situatën, duke thënë se kjo i ngjan “me shku në një kanagjegj e me u ly me kanë, e pastaj me folë kundër nuses dhe me thënë fjalë për të”.

Sipas tij, deklarata të tilla nuk janë serioze dhe nuk duhet të bëhen në platforma publike apo para mediave.

“Nuk janë këto deklarata që thuhen në rrjete sociale, para televizioneve dhe para mjeteve publike të informimit. Nuk është serioze – është muhabet për kafe”, ka theksuar ai, duke kritikuar ashpër mënyrën e komunikimit publik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT