8 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Mars, 2026

Gjendet trupi i kosovarit që ishte zhdukur që para 7 muajsh

Është gjetur trupi i pajetë i Beqir Malokut, i zhdukur nga gushti i vitit që lëmë pas.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet në Istog të Poshtëm, në afërsi të zonës ku ishte zhdukur.

Beqiri, nga Saradrani i Istogut, ishte zhdukur të dielën e 16 gushtit 2025 dhe që nga ajo ditë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Në kërkimin e 67-vjeçarit ishin përfshirë njësite policore, të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-shpëtim, si dhe ekipe të FSK-së.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT