Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Bushati tha se Kosova po shkon në zgjedhje pasi fjala kompromis është demonizuar.
Ai u shpreh se Kosova po shkon në zgjedhje sepse kompromisi u konsiderua “fjalë e keqe”.
“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’. Mirëpo, edhe parlamenti që do të konstituohet nga zgjedhjet e reja do t’i nënshtrohet të njëjtës formulë për zgjedhjen e presidentit. Që do të thotë se, sërish do të nevojitet kompromis politik. Një formulim disi të ngjashëm ka pasur Kushtetua e Shqipërisë e vitit 1998 që parashikonte se, presidenti zgjidhet me një shumicë të cilësuar votash në një procedurë me 5 raunde në parlament. Dhe nëse parlamenti shpërndahej, sepse nuk arrinte të zgjidhte presidentin, parlamenti i formuar nga zgjedhjet e reja i nënshtrohej të njëjtës formulë”, ka shkuar ai.
Postimi i plotë:



