Shefja e stafit të presidentes Learta Hollaj ka folur për situatën aktuale lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se nuk ka asgjë personale në këtë proces.
“Nuk kam asgjë për të shtuar deklaratave të presidentes, do të jetë një moment kur Osmani do t’i drejtohet publikisht për çdo detaj. Kjo nuk ka të bëjë fare me një betejë personale. Ne nuk jemi ata që kemi penguar zgjedhjen e presidentit të ri”, tha Hollaj në ”Click” të RTV21.
Ajo shtoi se pyetja që duhet të shtrohet është cili është përfitimi i Osmanit nga zgjedhjet e reja. Sipas Presidencës, përgjigjja është e qartë: “Realisht nuk fiton asgjë”.
Deklarata e Presidencës nënvizon se procesi është institucional dhe se çdo veprim i presidentes do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe interesin publik, duke përjashtuar çfarëdo interpretimi të betejave personale.



