11.9 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

Glauk Konjufca thotë se e voton Vjosa Osmanin, por harron se është ministër dhe nuk ka drejtë vote për president

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente, por harroi se është ministër dhe nuk ka të drejtë vote për president.

“Vetëvendosja tokë të bënë. Ishte propozim i VV-së. Versioni më i mirë është që opozita ta bëjë propozimin. Pyetja që po mungon këto 2-3 ditë, masi nuk po e bëjnë gazetarët po e bëj unë. PDK LDK duhet të përcaktohen se kënd do ta votoni, nëse e propozojnë naj emër nashta edhe unë e votoj. Duhet me nxjerr ata. Jam i bindur që nuk do të mund ta propozojnë një emër neutral”, tha ai.

“Nuk e bëjmë sepse duhet ta propozojë opozita. Atëherë do të shohim të vazhdojmë. Pse e kemi lënë është që opozita ta propozojë një, dhe pastaj të vazhdojmë. Nga dy herë i ka taku Kurti liderët. Nëse nuk e kemi mbështetjen, ata duhet të dalin me emrat e tyre. Nuk e përjashtoj, ka shumë njerëz më të mirë se unë, le ta propozojnë Vjosa Osmanin, këdo që dëshirojnë. Edhe unë vetë ka me votu. Nëse nuk e propozojnë, opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe neutral, kjo është përcaktim i qartë me shku në zgjedhje”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT