10.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Haxhiu: Seanca për Presidentin nuk mund të thirret pa i pasur dy kandidatë

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar vetëm një kandidaturë për President.

“Respektimi i afateve kushtetuese është thelbësore. Deri tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, 30 deputet nënshkruar. Sipas dokumentacionit zyrtar, një pjesë e deputetëve të LVV-së dhe grupi multi etnik kanë nominuar z. Glauk Konjufca. Bazuar në kushtetutë dhe në interpretimin e kushtetuese, procedura kërkon që në proces të jenë më së paku dy kandidatë të vlefshëm. Votimi s’mund të fillojë pa u përmbushur kjo”, ka thënë ajo.

“Nëse s’kemi dy kandidatë që kanë nga 30 nënshkrime, s’mund të thërras seancë për zgjedhje të presidentit”, ka shtuar Haxhiu.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe më pak se 30 orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT