Të martën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike.
Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndonjë ndryshim të madh. Minimalet pritet të rriten pak dhe të luhaten nga 1 deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të karakterit lokal. Rrallë në ndonjë rajon të izoluar mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.



