43.5 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Pse u largua Ajet Shosholli nga pozita e kryetarit në Shoqatën e Trajnerëve të Kosovës?

Ish-kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës, Ajet Shosholli, i cili u largua nga kjo pozitë në nëntor të vitit të kaluar, ka rrëfyer për “Zërin” arsyet e largimit të tij nga kjo pozitë. Shosholli, i cili kishte udhëhequr këtë shoqatë për dy mandate, ka thënë ai nuk pasur të drejtë kandidimi për shkak të moshës së tij, derisa ka treguar edhe për veprimtarinë e SHTFK-së gjatë periudhës së tij si kryetar.

Vendin e tij e ka zënë Muharrem Sahiti që është ndihmës i Bernard Challandesit në Përfaqësuesen e Kosovës. “Mendoj që bordi i SHTFK-së për këtë kohë kemi bërë një punë shumë të mirë. Kemi kryer punën edhe të sektorit për edukim dhe shkollim të trajnerëve, meqë ky sektor te ne ende nuk është i formuar. Për kete periudhë i kemi shkolluar, gjegjësisht licencuar afro 500 trajnerë, duke filluar prej licencës C pastaj licencës B, A dhe PRO licencës”, është shprehur Ajet Shosholli.

Licencime i kemi bërë në Shqipëri apo në koordinim me FSHF-në, pasi që dihet mes veti kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Përveç licencimit , pothuaje në çdo sezon kemi organizuar seminare apo ligjërata profesionale për trajnerët tanë në Kosovë”, ka shtuar ai. Kemi pasur ligjërues eminent në këto seminare si: Krist Daum, trajner i mirënjohur gjerman, pastaj dy herë italianin Franco Ferrari, përndryshe instruktor në FIFA dhe UEFA, Astrit Maçin dhe Alban Tafajn nga Shqipëria, kroatët e mirënjohur edhe si futbollstë e tash si instruktorë në Kroaci: Josip Jarni ,Nenad Graqanin si dhe drejtorin teknik të Federatës Kroate, Krpan dhe shumë të tjerë.

Përndryshe, dy mandate isha qenë si kryetar i bordit dhe pasi që në vitin 2019 tërë bordit i ka kaluar mandati, pas festave të nëntorit të vitit të kaluar e kemi mbajtur kuvendin zgjedhor me delegatët e të gjitha regjioneve të shoqatës së trajnerëve, ku në atë kuvend është propozuar si kryetar Muharrem Sahiti dhe është zgjedhur si kryetar i bordit të trajnerëve si dhe është zgjedhur edhe bordi i shoqatës së trajnerëve.

Unë nuk kam pasur të drejtë të konkurrojë për shkak të moshës, pasi që statuti i FFK-së parasheh që mbi moshën 70-vjeçare mos të emërohen persona në pozita udhëheqëse. Në këtë kuvend jam propozuar dhe njëkohësisht jam zgjedhur edhe si kryetar nderi i shoqatës së trajnerëve”, ka përfunduar Ajet Shosholli.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT