Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për operim në nivel ekipi, skuadre dhe togu, në Aeroportin e Gjakovës është realizuar “Trajnimi taktika me njësi të vogla” nga Komanda e Forcave Tokësore.
Gjatë realizimit të këtij trajnimi janë zhvilluar ligjërata dhe ushtrime praktike: Procedurat e Udhëheqjes së Trupave, lidershipi, përdorimi i armëve M4/M5, M240B dhe M249, formacionet e lëvizjes, reagimi dhe shkëputja e kontaktit, baza patrulluese, topografia dhe organizimi i pritës.
Trajnimi ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit, gatishmërisë dhe operacionalitetit të njësive, duke bërë që kursantet të kalojnë me sukses testimet fizike, përfshirë Testin Fizik Standard të FSK-së, Testin “Rangers”, si dhe marshimin 13 km brenda kohës së paraparë prej 2 orësh.



