4.3 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Hamza: Kurtit i bëra ofertë për një president të propozuar nga PDK-ja

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se në takimin që sot kishte me kryeministrin Kurti, i ka bërë ofertë për një president të propozuar nga PDK-ja.

“Ne pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk kemi përjashtua mundësinë e një marrëveshje gjitthpërfshirëse nëse do t’i shërbente shmangies së zgjedhjeve së reja dhe stabilitetit në vend.

“Unë kam pranuar takim me Kurtin me bindjen se ekzistonte vullnet për një emër unifikues, për një anëtar të familjes Jashari. Pas vendimit që ata të mos jenë pjesë e këtij procesi, e vlerësoj këtë vendim. Sot në takimin e dytë me Kurtin, si PDK ofruan edhe një mundësi konkrete dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet. Kërkuam që të zgjedhjet presidenti i propozuar nga PDK për tejkalimin e ngërçit. Me këtë ofertë, Kryesia e PDK-së vlerëson se kontributi ynë në këtë proces është përmbushur”, tha Hamza.

TË FUNDIT

TË FUNDIT