8.1 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Zgjidhja për president, Hamza e Kurti pritet të takohen pas pak në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohet sot në orën 16:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës me kreun e LVV-së dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas burimeve të Express, pas këtij takimi Hamza do të flasë për media.

Ky takim vjen pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku është diskutuar për çështjen e presidentit.

Blerand Stavileci pas takimit të Kryesisë ka treguar se aty kanë biseduar për parimet rreth presidentit dhe për qëndrimin që do të mbajë kryetari Bedri Hamza.

Hamza dhe Kurti janë takuar edhe ditë më parë rreth temës së presidentit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT