4.9 C
Mitrovice
E premte, 27 Shkurt, 2026

Buja propozon Jakup Krasniqin për president: Personalitet atdhetar e figurë konsensuale

Shukri Buja i PDK ka propozuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi për president.

“Propozimi im, i dalë nga zemra dhe mendja, natyrisht do të ishte ish-Presidenti Hashim Thaçi. Por duke njohur qëndrimet e LVV-së, të Kurtit, të Osmanit dhe të koalicionit qeverisës, e kuptoj se kjo mund të jetë e vështirë politikisht e kalueshme. Megjithatë, ky qëndrim refuzues nuk mund dhe nuk duhet të vlejë për një personalitet tjetër të luftës, një figurë për të cilën askush nuk mund të thotë se ka përkrahur Dhomat e Specializuara, që nuk përfaqëson interesa të ngushta partiake dhe nuk është figurë përçarëse. Propozimi im është i qartë: Jakup Krasniqi”, shkroi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT