15 C
Mitrovice
E enjte, 4 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani: Ja pse po e heqim taksën

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në cilësinë e përfaqësueses së koalicionit VV-LDK, ka komentuar çështjen e vendosjes së reciprocitetit, që u paralajmërua sot nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Osmani është shprehur se zëvendësimi i taksës 100% ndaj mallrave serbe, me reciprocitet kërkon më shumë studim, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, është temë komplekse që kërkon studim edhe më të thellë edhe më gjithëpërfshirës sepse nukështë temë që prek jo vetëm punën e kryeministrit dhe qeverisë por edhe institucionet tjera që zbatojnë relacionet tregtare dhe ekonomike”.

”Nuk mund të jap një përgjigjie të saktë se kur mund të ndodhë. Kjo përgjigjie mund të jepet nga ana e Qeverisë më mirë”.

”Kjo kërkon më shumë studim dhe më shumë gjithëpërfshirje para se të marrim vendimin final. Por vendimin poltiik e kemi tarifa largohet, e reciprociteti si parim pozitiv për ndërtim të relacioneve të mira duhet të hyjë në fuqi”.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT