Ditën e mërkurë në vend parashihet të mbretëroj mot më stabil, me intervale më të shpesha dhe më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, por se nuk paraqiten mundësi për të reshura. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.
Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet ditëve vijuese, përgjatë së enjtes dhe nga fundjava. Temperaturat minimale zbresin në 0C e -1C, derisa maksimalet shkojnë deri në 9C e 10C, të enjten, e më pas shënojnë rritje deri në 13C e 15C, deri në fundjavë.
Ditën e diel kalojnë më shpesh vransira, por ende nuk priten mundësi për të reshura. Të enjten frynë erë verilindore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Nga dita e premtë frynë erë kryesisht jugore e jugperëndimore.



