6.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Shkurt, 2026

Kapen rreth 1 milion euro të padeklaruara në automjetin që po hynte në Kosovë te Merdarja, dogana jep detaje

Janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Një automjet ishte zgjedhur për për kontroll të detajuar derisa po hynte në territorin e vendit.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro”, tha Dogana në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT