1.9 C
Mitrovice
E martë, 24 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit për të martën

Të martën pritet një ditë me mot kryesisht të kthjellët gjatë mëngjesit, me diell dhe vranësira të lehta.

Gjatë pasdites, një front i ftohtë do të lëvizë nga veriu drejt jugut, duke sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet mund të jenë lokalisht në formë rrebeshesh afatshkurtra.

Era do të fryjë herë pas here mjaft e fuqishme nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që arrin deri në 54 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale priten të jenë 12–15°C. Me kalimin e frontit të ftohtë, pritet një ulje e shpejtë e temperaturave gjatë pasdites.

TË FUNDIT

TË FUNDIT