Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar amendamentin e prezantuar nga deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, për ndërtimin e xhamisë së Ibrit në Mitrovicë.
Rrahmani paraqiti amendamentin para deputetëve, derisa tha se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë edhe premtim i fushatës së kryeministrit Albin Kurti, transmeton Zeri.info.
“Amendamenti ka të bëjë me ndërtimin e xhamisë së Ibrit, është një amendament që paraqet edhe vullnetin politik të kryeministrit Kurti, pasi gjatë fushatës ka premtuar se kjo xhami do të ndërtohet”, tha Rrahmani. /Zëri



