Policia arrestoi një shtetas serb në pikëkalimin kufitar në Jarinje pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 € ryshfet zyrtarit policor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


