6.1 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

“Shkurti vjen pas marsit”, Kurti e ngatërron radhitjen e muajve teksa flet për pavarësinë dhe Epopenë e UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë të UÇK-së, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa anëtarë të tij do të jenë edhe ministra tjerë, si dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e dytë të qeverisë së tij të re, derisa po fliste për këtë temë dhe për Epopenë e UÇK-së u ngatërrua pak në radhitjen e muajve, duke dashur të thoshte se në historinë e Kosovës muaji mars vjen para shkurtit për shkak të ngjarjeve historike që ndodhën këtë muaj.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen pas marsit, m’falni shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri”, tha Kurti.

Min: 0:27

TË FUNDIT

TË FUNDIT