6.1 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Kurti themelon Zyrë për Ekspertizë: Do të mbikëqyrë projektet kapitale dhe monitorojë kontratat e nënshkruara

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo zyrë është një mekanizëm i ri dhe i fuqishëm që do të garantojë që prioritet e Qeverisë të mos mbeten në letër, por të përkthehen në rezultate konkrete.

Nga kjo zyrë do të mbikëqyren në mënyrë sistematike projektet kapitale dhe do të monitorohen kontratat e nënshkruara.

“Ajo do të angazhojë ekspertizë të nivelit të lartë për nevojat e të gjitha dikastereve, duke siguruar që cdo projekt dhe program i planit të punës të zbatohet me efikasitet, ritëm dhe standard professional. Për herë të parë përmes kësaj zyrje, krijohet një qendër e specializuar për mbikëqyrje sistematike të projekteve kapitale, për monitorimin e kontratave të nënshkruara dhe për identiifkimin e pengesave në zbatim”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, ky mekanizëm do të rris llogaridhënien dhe do të sigurojë që çdo euro e buxhetit të shndërrohet në ndikim real për qytetarët.

“Kjo do të thotë më pak vonesa, më shumë bashkërendim institucional dhe një disiplinë e re në realizimin e investimeve publike”, tha Kurti.

Në mbledhje u votua edhe agjenda legjislative për vitet e ardhshme, ku prioritet u tha se do të kenë Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustfikueshme dhe ai për çmimet tavan./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT