Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se në kuadër të agjendës legjislative do të prioritetizojë për vitet 2026-2028 procedimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë të Pajustifikuesheme dhe projektligjin për Çmimet Tavan.
Ai tha se më pas do t’ia përcjellin Kuvendit.
“Po ashtu, do ta vendosim për votim agjendën legjislative për vitet në vijim. Aty ndër të tjera, përfshihen Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për Çmimet tavan: të dy zotime tona, të dy nevoja të vendit dhe qytetarëve, të cilat përmbushen dhe plotësohen shumë shpejt”./Express/



