6.3 C
Mitrovice
E martë, 31 Mars, 2026

Deputeti i VV’së e thotë seriozisht: Borën e solli ardhja e Kurtit si kryeministër

Besimi, apo më saktë deklarimi se lideri i partisë politike që t’i përket, është i zoti të bëjë edhe të pamundurën të mundshme, nuk ndodhë rrallë nga vartësit e tyre.

Një deklarim të tillë, e ka bërë edhe deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV’së, Mefail Bajqinovci.

Ai i ftuar në një intervistë te DPT te Fidani në T7, duke thurur lavde për liderin e tij, kryeministrin Albin Kurti, ndër të tjera tha, se ‘me shkuarjen e Ramushit e ardhjen e Albinit, erdhi edhe bora e bereqeti’.

Bajqinovci këtë e lidhi edhe me harxhimin e rezervave shtetërore nga ish’kryeministri Haradinaj. “Sa ishte Ramushi na u harxhuan rezervat shtetërore, por edhe ato të ujit. Erdh Albini, erdh edhe bora e bereqeti”.

Kur moderatori priste që Bajqinovci të thoshte se kjo ishte një metaforë, deputeti i VV’së, deklaronte, ‘po, po edhe bora erdhi, pasi erdh Albni’. /reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT