Sot në Gjykatën Speciale, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi thanë fjalën e fundit para trupit gjykues.
Pas përfundimit të kësaj seance ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.
“4 çlirimtarë, 4 fjalime të fuqishme, 4 mësime historie. Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri. E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim”, ka shkruar ajo.



