1.1 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën

Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.

Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt.

Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj në një vit që zgjasin 354 ose 355 ditë.

Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe konsiderohet i detyrueshëm për myslimanët e shëndetshëm të rritur.

Përjashtimet zakonisht vlejnë për fëmijët e vegjël, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë që janë shtatzëna, ushqejnë me gji ose gjatë ciklit menstrual.

Tradita e shikimit të hënës është përdorur prej kohësh për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, si dhe festat kryesore islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT