1.1 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Policia gjen armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në tri raste të ndara në veri

Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në tri raste të ndara në veri të vendit.

Në rastin e parë, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.

Rasti tjetër në Zveçan, ku rreth orës 09:20, njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur në fshatin Zhitkovc, Komuna e Zveçanit, kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë AK-47; 1 granatë dore M-57, prodhim jugosllav; 3 karikatorë të zbrazët të AK-47; 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm; 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë dhe 60 fishekë të armës AK-47.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, përfundon njoftimi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT