Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton konsumatorët se, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, është shënuar rritje e theksuar e nivelit të turbiditetit në ujin e papërpunuar.
Për shkak të kësaj situate, impiantet e trajtimit të ujit në Shipol dhe Balinc janë detyruar të operojnë me kapacitet të reduktuar, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ujit të pijes.
Si rrjedhojë, mungesa e ujit është vërejtur më së shumti në zonat me kuota më të larta dhe në pikat fundore të rrjetit të shpërndarjes.
Sipas parashikimeve, gjatë ditës pritet ulje e nivelit të turbiditetit, çka do të mundësojë rritjen graduale të kapacitetit prodhues dhe normalizimin e furnizimit me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët.
Autore: Xheneta Murtezaj / Kallxo.com



