7.6 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Latifi për takimin Erdogan – Vuçiq: Në Serbi investimet milionëshe, në Kosovë ringjalljen e kujtesës osmane

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas takimit mes presidenti serb, Aleksander Vucic, dhe presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan në Ankara.

“Nga pritja madhështore që Vuçiqit i bëri Erdogan në Ankara, kuptuam se aktualisht 1500 kompani turke operojnë në Serbi; volumi i investimeve turke arrin mbi 300 milion euro, ndërsa këmbimet tregtare kapin shifrën e 3.5 miliardë eurove.Tek ne, ndërkaq, investimet turke janë të fokusuara në ringjalljen e kujtesës osmane, kujtesë të cilën vetë turqit modernë nuk e marrin seriozisht. Po nejse, siç thotë ajo shprehja e moçme: budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina!”, ka shkruar Latifi.

Ndërkaq, para dy ditëve Erdogan, u takua me Vuçiqin, ku pas takimit tha se në vitin 2015 kishte 100 kompani turke në Serbi, ndërkaq sot janë mbi 1500, vëllimi investimeve 300 milionë dhe shkëmbimi tregtar 3.5 miliardë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT