5.5 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Operacion antidrogë në Mitrovicë – sekuestrohet armë automatike dhe kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë pasditen e së enjtes në Mitrovicë, i cili rezultoi me gjetjen e substancave narkotike dhe armatimit të paligjshëm. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e rajonit të Mitrovicës së Jugut, shkruan Insajderi.

Rreth orës 17:40, në parkingun e Stacionit të Autobusëve, zyrtarët policorë ndaluan për verifikim një person të dyshuar. Gjatë kontrollit trupor, atij iu gjetën tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.99 gramë.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, hetuesit vazhduan me kontrollin e banesës së të dyshuarit. Gjatë kësaj bastisjeje, policia zbuloi dhe sekuestroi:

Një armë të gjatë automatike me një karikator që përmbante 17 fishekë (kalibri 9×19 mm);

Një pistoletë me karikator të zbrazët.

Njësia e Krimteknikës Rajonale ka bërë fotografimin dhe evidentimin e provave materiale në vendngjarje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT