Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Pentagon, ku u prit në takim nga Drejtori Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës, Alton Buland.
Gjatë takimit, Haradinaj tha se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan.
Pos tjerash, në një postim në Facebook, Haradinaj bën të ditur se në këtë takim nënvizoi se tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Në këtë frymë, theksova se Ushtria e Kosovës do të jetë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e shteteve tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike”, ka shkruar ai.



