Pas mëngjesi me mjegull që mund të shfaqet ultësirave, ditën e premtë, vransirat shtohen, e më vonë parashihen të reshura shiu, që vazhdojnë me kalimin në mëngjesin e ditës së shtunë.
Të dielen mot i ndryshueshëm, sa me vransira e intervale me diell, por dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Të hënën më shumë vransira e shi kohëpaskohe.
Temperaturat maksimale kryesisht luhaten ndërmjet 8C e 12C, lokalisht madje shkojnë deri në 14C. Minimalet kryesisht mbesin në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C. Të shtunën frynë erë jugperëndimore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, 7-13m/s, njofton Mendimi për Motin.



