5.8 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen nga amerikanët për incidente me municione

Specialistë të fushës së menaxhimit të municioneve nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfunduan me sukses kursin “Investigimi i incidenteve me municione dhe trajnimi për ruajtjen e përkohshme”.

Sipas njoftimit të Ushtrisë Shqiptare në Facebook, ky kurs u zhvillua në Shkollën e Trupës së Komandës Mbështetëse, nën asistencën e instruktorëve nga Komanda Amerikane për Evropën.

“Ky trajnim kontribuon në rritjen profesionale të efektivave tanë me njohuri bashkëkohore praktike dhe teorike mbi zbatimin e procedurave standarde, për menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së municioneve”, thuhet në njoftim.

Trajnimi është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë së municioneve dhe menaxhimit të incidenteve të lidhura me to.

TË FUNDIT

TË FUNDIT