6.2 C
Mitrovice
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Gjykata vendos në favor të Trepça Sh.A., refuzohet kërkesa e Hidro Line për masë sigurie

Trepça Sh.A. ka njoftuar opinionin publik se më 5 shkurt 2026 ka pranuar Aktvendimin K.Dh.Sh.II.nr.11/26, me të cilin Gjykata ka aprovuar si të bazuar ankesën e Trepça Sh.A. dhe ka refuzuar në tërësi, si të pabazuar, kërkesën e shoqërisë Hidro Line për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ky vendim konsiderohet ndër rastet më të rëndësishme të fituara nga Trepça Sh.A., për shkak të rëndësisë juridike dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e pronës publike, sigurinë juridike dhe vazhdimësinë e veprimtarisë strategjike të saj.

Trepça Sh.A. rikujton se më 24 korrik 2025, menaxhmenti ka shfuqizuar një pëlqim të dhënë në vitin 2015, i cili ishte dhënë pa bazë ligjore. Pas këtij vendimi, ndërmarrja ishte përballur me procedura gjyqësore nga pala kundërshtare, të cilat kanë përfunduar në favor të Trepça Sh.A.

Gjykata ka konstatuar se nuk ekziston bazë ligjore për kufizimin apo cenimin e të drejtës pronësore të Trepça Sh.A., duke vlerësuar se vendosja e një mase sigurie do të sillte pasoja serioze juridike, ekonomike dhe operative për ndërmarrjen.

Në njoftim theksohet se e drejta pronësore e Trepça Sh.A. mbrohet me Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Sendore, konkretisht me nenin 18, si dhe me nenin 1 të Protokollit Shtesë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton mbrojtjen e pasurisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT