7.5 C
Mitrovice
E enjte, 5 Shkurt, 2026

“Tigrat” kroatë përfundojnë trajnimet, të gatshëm për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Anëtarët e Batalionit të parë të të Mekanizuar Tigrat të ushtrisë kroate kanë përfunduar fazën e dytë të trajnimit para-vendosjes për operacionin e mbështetjes së paqes të NATO-s, KFOR, në Kosovë, ku ata do të marrin përsipër detyrat nga anëtarët e kontingjentit të 44-të kroat në maj.

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se pjesë e aktiviteteve përgatitore, anëtarët e batalionit kryen së fundmi një nga ciklet kryesore të trajnimit që zgjati 72 orë.

Stërvitja u zhvillua në një ritëm të vazhdueshëm, në kushte dite dhe nate, me qëllim kontrollin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë për zbatimin e operacioneve të stabilizimit në zonën e misionit.

Gjatë stërvitjes, detyrat përfshinin sigurimin e zonave, kryerjen e patrullave, kontrollin e lëvizjeve, trajtimin e popullsisë civile dhe reagimin ndaj incidenteve të ndryshme të sigurisë. Theks i veçantë iu vu komandës dhe kontrollit, vendimmarrjes në rrethana komplekse dhe në ndryshim, si dhe koordinimit të ndërsjellë brenda njësisë.

Zbatimi i ciklit përgatitor konfirmoi më tej nivelin e stërvitjes dhe gatishmërisë së Batalionit të 1-rë të Mekanizuar, Tigrat, për të marrë përsipër detyra në një mjedis ndërkombëtar, thekson komunikata.

Pjesëmarrja në operacionin e mbështetjes së paqes të NATO-s, KFOR, në Kosovë është një vazhdim i kontributit të Republikës së Kroacisë në sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe një konfirmim i profesionalizmit dhe besueshmërisë së pjesëtarëve të Ushtrisë Kroate, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT