7.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Bastisje në Leposaviq, gjenden armë, pjesë të uniformave dhe 7 flamuj të Serbisë

Njësiti policor ka realizuar një bastisje në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe materiale të tjera të dyshimta.

Sipas raportit të Policisë, në atë shtëpi janë konfiskuar dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe shtatë flamuj të Serbisë.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga policia, ndërsa rasti është duke u hetuar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT