3.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Mbahet takimi trepalësh: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia forcojnë bashkëpunimin

Ditën e sotme u mbajt takimi trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve në Kroaci, me përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia. 

“Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Takimi u mbajt në bazë të Deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT