Ekspertja e energjisë dhe deputetja Janina Ymeri ka bërë të ditur se për një vit, Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia në vlerë prej 3,234,127.98 euro, apo mbi 3.2 milionë euro, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.
Sipas saj, kjo i bie që mesatarisht, çdo ditë, rreth 8,860 euro janë paguar drejt Serbisë vetëm për energji elektrike.
Ymeri ka kritikuar ashpër, siç i quan ajo, “skenat me konferenca për media dhe zvarritjen e proceseve”, ku sipas saj, qeveria dhe kryeministri Kurti paraqiten si mbrojtës të Kosovës nga Serbia, ndërkohë që në prapavijë Kosova ka vazhduar t’i paguajë Serbisë miliona euro për rrymë.






