-0.6 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës

Gjykata në Mitrovicë nuk ka caktuar paraburgim për 10 të dyshuarit për dallavere me vota në rajonin e këtij qyteti, ashtu siç kishte kërkuar Prokuroria.

Kështu bën të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, duke u bazuar në burime.

Sipas informacioneve, Prokuroria kishte kërkuar paraburgimin për dy arsye: së pari, se të dyshuarit, nëse do të mbroheshin në liri, mund të ndikonin tek dëshmitarët dhe, së dyti, se mund t’i prishnin provat.

Asnjëra nga këto arsye nuk është pranuar nga gjyqtari, i cili ka theksuar se emrat e dëshmitarëve nuk janë dhënë dhe se provat nuk mund të prishen, pasi ato ruhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për këto arsye, është marrë vendim që të dyshuarit të mbrohen në liri./ Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT